Pas refuzimit Ilir Beqajt, Frrok Gjini ka pranuar mandatin e deputetit, duke zëvendësuar Benet Becin në Kuvend.
KQZ ka ftuar Gjinin për të marrë mandatin, i cili pritet t’i jepet pas mbledhjes së nesërme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kujtojmë se Beci la mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Shkodrës nën logon e Partisë Socialiste.