Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimin e naftës, nga 174 lekë që caktua herën e fundit nga sot do të shitet me 172 lekë.

Ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Vendim i Bordit të Transparencës- 03.05.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.