Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg 2 të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-ës në Tiranë. GJKKO dënoi me 28 vjet burgim për Ilir Selmanin.

Ndërsa 7 vite burgim gjykata dënoi Elvis Gaçajn. Ndaj tij janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ndërsa Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish efektivit. Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta.