Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi, teksa vijon betejën me Covid-19, ka publikuar një foto në rrjetet sociale teksa shihet me maskën e oksigjenit të vendosur në fytyrë.

Drejtuesi i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë, shfaqet me një tjetër mjek që kujdeset për të dhe shkruan:

“Vazhdon beteja teper e veshtirë me virusin. Te gjithe kolege, infsanitare, miq dhe shoke,po bejne gjithcka per te me shpetuar jeten. Mbani maska, ruani distancen, lani duart. Nje gabim i vogel, ju kushton jeten. Beteja vazhdon…”, shkruan mjeku.