Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, tha sot se në tre bashkitë Elbasan, Vorë dhe Kamzë ku do të aplikohet votimi elektonik, rezultati prite të dalë për 30 minuta.
Celibashi tha se bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik.
“Procesi ka shkuar shumë mirë. Funksionaliteti i pajisjeve në përputhje me manualet. Po testojmë dhe procesin e transmetimit të të dhënave pas votimit. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. Fshehtësia e votës e çdo qytetari kur votojnë nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik është 100% e sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për ka votuar X apo Y votues. Kjo është 100% e sigurt”, tha Celibashi.