Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Ai shton se falë kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Rama: Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024.

Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.