Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përmes një mesazhi me rastin e Ditës së Dëshmorëve, ka nderuar ata të cilët dhanë jetën për lirinë.

Nikolla shkruan se sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit.

“Sot nderojmë me përulësi Dëshmorët e Atdheut.

Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit.

Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara.

Është inspirimi për kontributet tona për zhvillim, mirëqenie, dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë shoqërore.

Kombet që nderojnë historinë janë më të lirë e më të qartë të ndërtojnë të ardhmen e tyre.”, shkruan Nikolla.