Sot më 5 maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”.
Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.
Kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës më 5 maj 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste NacionalÇlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.
Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë së tyre nga brezi në brez.
Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912-n e deri me 1945-n, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjate luftës Nacional-Çlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave.