Njësia Policore Detare, e përbërë nga 104 punonjës nis punën sot, e cila pritet të sigurojë jetën e pushuesve në bregdetin shqiptar.
Njësia do t’i shërbejë edhe për monitorimin e të gjitha mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, që përdorin hapësirën ujore shqiptare gjatë sezonit turistik veror.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e Njësisë së re në Lungomare të Vlorës, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Blendi Çuçi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si dhe drejtues të lartë dhe efektivë të policisë.
104 punonjësit janë të përzgjedhur nga Policia Kufitare & Migracionit dhe Policia e Rendit, e trajnuar dhe e certifikuar nga specialistë të Rojës Bregdetare Shqiptare në bashkëpunim me Departamentin e Kufirit & Migracionit.
Rama: Të ketë qartësi e plotë e të gjithë njësisë, e të gjithë punonjësve, se cilat janë detyrat e tyre, kërkohet motivi i plotë që të kryhen këto detyra, vetëdije e plotë për të mos u bërë pjesë e problemit, por për të punuar orë e çast me angazhimin e plotë që këto do të jenë në ujërat e Repubikës së Shqipërisë për të zgjidhur çdo problem që mund të shfaqet që nga ndalimi dhe marrja e masave të menjëhershme në vend ndaj atyre që nuk i përdorin mjetet lundurese sipas rregullave që bëhen rrezik dhe stres për pushuesit. Problemet lindin që nga ato skafet e shpejtë deri tek motorët e ujit nga individë që e kthejnë plazhin në skenë ngjarjesh të rrezikshme.
Do të bëhet puna që të jetë sa më e lexuar dhe sa më e kuptuar nga të gjithë ata që kanë frekuentuar bregdetin. Ai na bëri të skuqemi si asnjëherë tjetër duhet t’u shërbejë të gjithëve ju dhe punonjësve si një këmbanë alarmi. Ai turpëroi jo vetëm familjet por të gjithë bashkësinë dhe shtetin shqiptar.
Unë pata premtuar që kjo njësi do të mbante emrin e vogëlushes, me mirëkuptim të plotë me familjen e saj rashë dakord që të mos bëhet, ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe motivi i suksesit të kësaj njësie që ajo humbje e tmerrshme e familjes, dhimbje e popullit shqiptar të shërbejë që fëmijët, prindërit, familjet vizitorët, turistët të ndjehen të sigurt, të qetë, të lumtur në ato ditë që mezi i presin për të pushuar dhe për të marrë energji të reja për të vazhduar vitin, uroj që kështu të ndodhë, në këtë sezon që do të jetë më i vështirë se ai mëparëshmi, se do të kemi dyndje edhe më të madhe turistike.
Të përballen me dinjitet nga të gjitha komisariatet, drejtuesit, kompromioset, mbylljet e veshëve, duart e shtrira për bakshishe, për të lejuar zhurma pseudomuzike që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush. Është një mision, jo thjesht një detyrë, çdokush që shkel një fije sensin e këtij misioni, çdokush që sillet padenjësisht me ata që vijnë në shtëpinë tonë do të marrin dënimin maksimal.