Ish-kryeministri, Sali Berisha, vizitoi këtë të shtunë qytetarët e Tropojës dhe Hasit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha u kërkoi nga Hasi e Tropoja, kandidatëve të Partisë Socialiset të tërhiqen nga gara.

Ish-kryeministri , tha ndër të tjera se Rama po kërcënon qytetarët që mos të votojnë kandidatët e opozitës, pasi për ndrsyhe nuk do të kenë para.

“Edi Rama po kërcënon, mos votoni kandidatët e opozitës se nuk do keni para. Më lejoni t’i them një fjalë: atje nga fshati yt rrëzë Shpiragut kanë një fjalë, i thonë gusht e gunë. Dhe unë po ta them, gusht dhe pushteti yt merr fund! 14 maji hap dyert për përmbysjen e tij si figura më e keqe e historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës, dhe Car Dushanit.“- u shpreh Berisha.

Në vendlindje e tij Tropojë Berisha tregoi se kandidatit të majtë Rexh Byberi nuk i fal që tradhtoi demokratët për socialistët, ndërsa në Has i kujtoi kandidatit të majtë Halit Mulaj sesi djali i tij u kap duke shpërndarë ushqime në këmbim të votave.

“Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël. Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.”– tha Berisha.