Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se fëmijët që dinë të bëjnë punë shtëpiake, performojnë më mirë në jetën e tyre kur rriten.
Sipas tyre kjo përmirëson shëndetin mendor të fëmijëve, si edhe i bën ata të ndihen të përfshirë edhe më të rëndësishëm.
Megjithatë, çdo punë e përditshme duhet të bëhet në një moshë të veçantë dhe nuk duhet që të përdoret si mjet nga prindërit.
Punët duhet të shërbejnë për t’i dhënë mësime në jetë:
2-5 vjeç: Të mësojë se sa i rëndësishëm është rregulli.
Punët që rekomandohen: Pastrimi i lodrave dhe i librave, rregullimi i krevatit apo çuarja e pjatës në lavaman.
6-7 vjeç: Të mësojë të ndihmojë të tjerët dhe puna në grup.
Punët që rekomandohen: Të ndihmojë në përgatitjen e vaktit, në blerjen e ushqimeve, në shtrimin e tryezës, ushqimin e kafshëve.
8-9 vjeç: Të kuptuarit se gjithçka ka vendin e saj.
Punët që rekomandohen: Organizimi i gjërave të tyre, vendosja e enëve në lavanteri.
10-11 vjeç: Të bëhet më i pavarur.
Punët që rekomandohen: Të përgatisë mëngjesin, hedhja e mbeturinave në kosh, pastrimi me fshesë korenti.
12-15 vjeç: Të mësojë të përcaktojë prioritetet.
Punët që rekomandohen: Larja e makinës, pastrimi i oborrit, hekurosja, larja e dritareve.
16+ vjeç: Të përgatitet për jetën e një të rrituri.
Punët që rekomandohen: Pazari, gatimi, ndërrimi i llambave.





