Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Golem, ku një nënë 22-vjeçare ka braktisur foshnjën e saj.
Mësohet se 22-vjeçarja e identifikuar si Denada Sula nuk ka një vendqëndrim të deklaruar dhe rezulton të jetë e vetme, pa familje.
Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje shoqet e saj, të cilat kanë deklaruar Denada nuk kishte mundësi ta mbante e vetme foshnjën, pasi fëmija nuk ka baba. Të njëjtën gjë kanë konfirmuar edhe mjekët e maternitetit të cilët shprehen se fëmija i sjellë në jetë nga 22-vjeçarja është regjistruar pa baba.
Sakaq, foshnja ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia ka shpallur në kërkim nënën e re.