Koronavirusi shkakton telashe edhe në shtëpinë e Romës, ku Edin Dzeko doli pozitiv një ditë më parë.
Lajmin e konfirmoi vetë sulmuesi në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të gjithëve! Për fat të keq jam pozitiv me COVID-19 dhe, siç e dini, do të duhet të respektoj periudhën e karantinës. Unë dua të siguroj të gjithë ata që më njohin se, për fat të mirë, nuk kam ndonjë simptomë të veçantë. Për disa ditë do të detyrohem të qëndroj larg shokëvë të mi të skuadrës, por me mendjen dhe zemrën time do të qëndroj me ta, duke filluar nga e diela: forca djema!”, shkruajti ai.
Edin Dzeko është rasti i shtatë pozitiv në shtëpinë e Romës, pas emrave të tillë si: Mirante, Carles Perez, Bruno Peres, Kluivert, Calafiori dhe Diawara.
Lojtari është në izolim dhe do të të mund të kthehet vetëm pasi analizat të tregojnë se virusi është larguar nga trupi i tij. Pas dhjetë ditësh do t’i nënshtrohet tamponit.





