Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, ku 501 qytetare kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

90 të infektuar janë shëruar nga virusi i rëndë ndërsa fatkeqësisht 2 të tjerë nuk kanë mundur të fitojnë betejën.

374 pacientë ndodhet aktualisht në spitalet Covid, 4 të intubuar dhe 13 në terapi intensive.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

Rastet sipas shperndarjes gjeografike:

219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,

30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,

16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,

10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,

6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,

3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,

2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore                 501
  • Të shëruar ne 24 orë                       90
  • Të shtruar në spitale                       374
  • Humbje jete në 24 orë            2
  • Testime ditore                        1942
  • Testime totale                    139,114
  • Raste pozitive                    24,206
  • Raste të shëruara       12,092
  • Raste Aktive               11,555
  • Humbje jete                  559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            5682
  • Durrës             980
  • Fier                  916
  • Korçë              753
  • Shkodër            645
  • Elbasan            565
  • Lezhë               545
  • Vlorë                 506
  • Berat                 326
  • Kukës                267
  • Gjirokastër        256
  • Dibër                   114