Kryeministri i vendit, Edi Rama shkruan se mjekët specialistë kanë një rritje historike të pagave.

Përmes një postimi në rrjetin social në ”Facebook”, kryeministri Rama thotë se mjekët e Spitalit Universitetit të Traumës vlerësojnë rritjen e pagës me 50 mijë lekë në muaj.

“Rritje historike e pagave për mjekët specialistë. Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës vlerësojnë mbështetjen për rritjen e pagës +50 mijë Lekë në muaj”, shkruan Kryeministri i vendit Rama.