Dy turistët belgë që kishin ardhur në Shqipëri për të ekspluruar bukuritë natyrore, kanë patur një fund tragjik.
Policia informon se policia gjatë kërkimeve në zonën e Valbonës ka gjetur trupat e pajetë të dy turistëve belgë.
Policia së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në vendin ku ranë dy turistet dhe gjetën trupat e pajetë të shtetases belge, B.M dhe shtetases franceze J.B.
Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera. Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.





