Lionel Messi ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje, është shënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve, me 20 gola, i pari që ka shënuar në 8 ndeshje radhazi, i pari që shënon në çdo fazë të Kupës së Botës, por nëse vazhdon kështu, ëndrra për titullin e dytë radhazi në Kupën e Botës është e pamundur.

Nuk është ar gjithçka që shkëlqeën

Te Argjentina, të gjithë luajnë në shërbim të yllit të skuadrës, çdo aksion sulmues kalon nga këmbët e tij, çdo goditje dënimi është gjë e tij, është ai që dikton ritmin e sulmut dhe kushtëzon zgjedhjet e shokëve të skuadrës  që nuk krosojnë në zonë dhe nuk gjuajnë nga distanca sepse kërkojnë gjithmonë shkëmbimet me nr.10(që shpesh mbulohet nga 2 apo 3 veta)

Numrat flasin qartë

Përtej golave(7 nga 11 në total të skuadrës) ajo që bën përshtypje është e dhëna që ka të bëjë me gjuajtjet totale që nxjerr zbuluar shokët e repartit të Lionel Messit, në mënyrë të veçantë të Lautaro Martinez dhe Julian Alvarez, të cilët lihen në hije nga prania e 39 vjeçarit

Botërorët nuk fitohen vetëm

Por nëse shikojmë në historinë e Botërorëve, zbulojmë se për t’i fituar ata është i domosdoshëm shpërndarja e golave dhe në fakt jo më larg se 4 vite më parë, Messi shënoi 7 nga 15 golat që i dhanë Argjentinës titullin. Në 2018 shënuesi më i mirë i Francës kampione, autore e 14 golave ishte Griezman me 4 dhe në 2014, Thomas Mueller shënoi 5 nga 18 golat e Gjermanisë kampione të botës. Në 2006, Italia shënoi 11 gola, shënuesit më të mirë Toni dhe Materazzi, me nga 2 gola secili. Shembuj të tjerë; në 2002, Ronaldo fitoi klasifikimin e shënuesve duke shënuar 8 nga 18 golat e Brazilit, në 1986-n, Maradona shënoi 5 nga 14 golat e Argjentinës, në 1958, Pele iu prezantua botës me 6 nga 16 golat e brazilianëve.