Vajza që shihni në foto është Baets Myrthe, 25 vjeçe, turistja me kombësi belge e cila humbi jetën ditën e sotme në Valbonë.

Së bashku me një turiste franceze ishin duke eksploruar zonën turistike të Valbonës por për shkak të terrenit të thepisur ranë në një greminë dhe për pasojë humbën jetën.
Trupat e pajetë u gjetën nga policia dhe ekipi mjekësor, por për shkak të terrenit dhe kushteve të këqija të motit është shumë e vështirë nxjerrja e tyre. Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër.





