U është premtuar shumë herë që nuk do të qendrojnë në rradhë. Por pamjet tregojnë një situatë tjetër.

Mjetet e transportit të mallrave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës presin orë të tëra për të kaluar kufirin për shkak të procedurave të tejzgjatura të skanimit në doganën e Morinës.

Drejtuesit e mjeteve ankohen se prej orësh nuk dalin letrat, pasi iu komunikojnë që nuk punon mirë interneti.

“Taksat po i marrin dhe lekët. Dhe ne rrijmë në rradhë tre orë dhe pastaj kthhemi e futemi në skaner në krahun e kundërt të rrugës”, thotë një prej shoferëve.

Pas mbledhjes së dy qeverive në tetor të këtij viti, Shqipëria e Kosova kanë intensifikuar shkëmbimet tregtare të cilat zënë rreth 60 % të totalit të eksport- importeve. Por prej vitesh në dy anët e kufirit radhët e mjeteve nuk janë shmangur duke u shkaktuar dëme biznesmenëve shqiptarë dhe kosovarë.