Një person u arrestua dhe një tjetër u procedua penalisht në Durrës gjatë 24 orëve të fundit. I arrestuari u kap i dehur në timon, ndërsa personi tjetër akuzohet për pushtim toke.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 11, Durrës, duke zënë hapësirën publike pa lejen e institucioneve përkatëse.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





