Policia serbe ka vënë në pranga babain e 21-vjeçarit autori vrasjes së 8 personave në Mladenovci i Serbisë.
Ndalimi i 55-vjeçarit është bërë, pasi ajo akuzohet për mbajtje të armëve dhe materieve shpërthyese.
Policia gjatë bastisjes së apartamentit dhe hapësirave tjera që i dyshuari i përdor në periferi të Mladenovcit, ka gjetur dhe sekuestruar dy leje ushtarake për pushkën karabinë me dylbi dhe revolver, revole me dy karikatorë, dy dylbi për pushkë gjuetie, disa qindra copë municion të kalibrit të ndryshëm si dhe mjete shpërthyese artizanale.
Të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, ku më pas pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.





