Një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se kreu një vrasje në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar është arrestuar në Itali.
Shqiptari ishte shpallur në kërkim dhe kërkohej me ngul si brenda vendit ashtu edhe nga Interpoli. Kërkiket u ndërprenë në Val di Non, kur 29-vjeçari “ra në rrjetën” e karabinierëve.
Ai u ndalua për një kontroll teksa endej me makinë së bashku me tre shqiptarë të tjerë mbrëmjen e së hënës.
Gjatë kontrollit, personat në makinë kanë shfaqur menjëherë një tension të fortë. Arsyeja u shpjegua pasi u përfundua identifikimi.
29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende u vendos në arrest të përkohshëm në burgun e Trentos. Ai është në pritje të një kërkese zyrtare për ekstradim nga Shqipëria.





