Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë në afërsi të Ujit të Ftohtë.

Një makinë e tonazhit të rëndë ka dalë në anën tjetër të rrugës duke goditur barrierat mbrojtëse.

Fatmirësisht si pasojë e  këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen efetivët e policisë  për të zbardhur shkaqet e aksidentit.