Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër.

Mësohet se një automjet tip “Ford” ka rënë nga ura që gjendet në hyrje të fshatit. Në makinë dyshohet se ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si Burim Ruko.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe policia që po asistojnë në nxjerrjen e automjetit nga poshtë urës.

Paraprakisht mendohet që drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës.