Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një dalje për mediat, ditën e sotme njoftoi se Ministria e Financave do të marrë masa që do të lehtësojnë eksportuesit të cilët janë dëmtuar me zhvlerësimin e euros.

Ibrahimaj tha se qeveria do të ngurtësojë parapagimin e kësteve të tatim fitimit të të gjitha kompanive ekspertuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe prodhimit të tyre si dhe rimbursimi i TVSH për këto kompani do të bëhet brenda 3-ditësh nga afati 30-ditor që ka qenë më parë.

“Ne sapo përmbyllëm mbledhjen e tretë të dialogut të shoqatave të eksportuese.  Nisur nga shqetësimet që kanë pasur këta eksportues ndaj vlerësimit të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të monedhës euro. Ne si ministri Finance dhe Ekonomie e kemi analizuar këtë shqetësim. Duke qenë se euro ka ardhur në zhvlerësim, eksportuesit kanë qenë me humbje. Ne kemi vendosur që Ministria e Financave dhe Ekonomisë me qëllim dhënien e një zgjidhjeje afatshurtër,  të ngurtësojë, parapagimin e kësteve të tatim fitimit të të gjitha kompanitë ekspertuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe prodhimit të tyre. Ne kemi marrë një akt normativ që do të miratohet shpejt. Kjo gjë do të bëhet me qëllim që këto kompani mos të paguajnë këste tatim fitim duke krijuar një mundësi për rritjen e likuiditeteveqë këto kompani aknë në dispozicion.

 Nga ana tjetër ne do të marrim masa me qëllim që rimbursimi i TVSH që merret nga eksportuesit pranë administratës tatimore i cili në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të ministrisë së Financave duhet që të jepet me një afat 30-ditor, pra do të jepet me një afat shumë të shkurtër brenda 3 ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe dokumentacionit. Gjithmonë për këta eksportues që eksportojnë mbi 70% të prodhimit.Këto janë dy masa afatshkurta që do të merren shumë shpejt.”- tha Ibrahimaj.