Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar ditën e sotme disa masa që kanë ndërmarrë qeveria për eksportuesit, të cilët janë prekur nga rritja e shpenzimeve si pasojë e zhvlerësimit të euros.about:blank
Ministrja tha se eksportuesit do përfitojnë lehtësi, si një masë mbështetje për efektet negative që ka dhënë dobësimi i euros ndaj lekut.
Ibrahimaj deklaroi se do të ngrijë pagesa e tatim-fitimit dhe do të bëhet rimbursimi i TVSH-së brenda tri ditëve.
“Ne sapo përmbyllëm mbledhjen e tretë të dialogut të shoqatave të eksportuese. Nisur nga shqetësimet që kanë pasur këta eksportues ndaj vlerësimit të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të monedhës euro. Ne si ministri Finance dhe Ekonomie e kemi analizuar këtë shqetësim.
Duke qenë se euro ka ardhur në zhvlerësim, eksportuesit kanë qenë me humbje. Ne kemi vendosur që Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ngurtësojë, parapagimin e kësteve të tatim fitimit të të gjitha kompanitë ekspertuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe prodhimit të tyre.
Ne kemi marrë nja akt normativ që do të miratohet shumë shpejt. Kjo gjë do të bëhet me qëllim që këto kompani mos të paguajnë këste tatim fitim duke krijuar një mundësi për rritjen e likuiditeteve për këta eksportues.
Ne do të marrim masa me qëllim që rimbursimit të TVSH që merret nga eksportuesit pranë administratës tatimore i cili në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të ministrisë së Financave duhet të jepet me një afat 30-ditor, pra do të jepet me një afat shumë të shkurtër brenda 3 ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe dokumentacionit.
Gjithmonë për këta eksportues që eksportojnë mbi 70% të prodhimit”, theksoi ajo.