Një automjet taksi është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të premteje.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Kamzës në Tiranë.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa pritet përfundimi i hetimeve nga grupi hetimor.