Temperaturat e larta dhe lagështia ekstreme kanë ndikuar ndjeshëm në festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë anulime dhe ndryshime në disa prej aktiviteteve kryesore.
Në Uashington D.C., ku zakonisht zhvillohen festime të mëdha në National Mall, organizatorët janë detyruar të shtyjnë hapjen e hyrjeve publike për të shmangur pritjet e gjata në kushte të rrezikshme për shkak të të nxehtit përvëlues.
Ndërkohë, paradat tradicionale për 4 Korrikun janë anuluar si në Washington ashtu edhe në Filadelfia, qyteti historik ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë në vitin 1776.
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, Presidenti Donald Trump e ka promovuar eventin si një “miting spektakolar”, duke bërë edhe shaka se do të mbajë një “fjalim shumë të gjatë” për të treguar se mund të përballet me valën e të nxehtit.
Megjithatë, deklaratat e tij kanë ngjallur kritika nga kundërshtarët politikë, të cilët e akuzojnë për politizim të festimeve kombëtare.
Një ditë më parë, gjatë një fjalimi në Mount Rushmore, Trump paralajmëroi për atë që e quajti “rikthim të rrezikut komunist” dhe kritikoi disa grupe që, sipas tij, nuk përfaqësojnë vlerat amerikane.





