Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për kryebashkiakun e Tiranës, të ftuar në emisione të ndryshme.

Berisha publikoi një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran në vitin 2008.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama publikoi disa pamje në të cilin ka bërë të njohur faktin, se fotoja për të cilën Berisha akuzonte që ishte e Erion Veliajt në Iran i përkiste në fakt kitaristit të grupit “Eagles”, Joe Walsh.

“I thuhet publikut që ky është Erion Veliaj, edhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike, një njeri që ka 30 vjet që u merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve dhe e thotë pa bërë asnjë verifikim. Pastaj thotë këtu ma kanë thënë shërbimet sekrete. Domethënë një tjetër çmenduri. Dhe ndërkohë ai që është një kitarist i “The Eagles”, i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2-vjeç”, deklaroi Rama.

Dhe nga ana tjetër, vijoi ai,  kjo aferë me Iranin publikohet nga mediat, del nëpër media se ishte dhe ai “Stilolapsi.al” aty.

“Ky lajm del nëpër media sesi Erion Veliaj ka qenë në Iran etj., etj., dhe pasi bëhet kjo vazhdon historia media më media, se s’është vetëm ekrani juaj, se ishte dhe një ekran tjetër. Askush nuk e merr t’i thotë: “Ore zotëri kjo është një gënjeshtër ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe nuk mund ta bësh këtë sepse ke përgjegjësi”. Unë po them që kjo histori vazhdon dhe sikur mos ta kisha nxjerrë unë këtë. Është sms-ja e atij që është tallur me këtë. I ka çuar sms dhe i ka thënë: Shiko se unë kam informacion që Erion Veliaj ka vajtur atje, por ti të lutem mos më nxirr. Dhe ky i thotë: Faleminderit shumë, ji i sigurt se unë do ta ruaj sekretin. Dhe vjen këtu dhe juve ju thotë që janë shërbimet sekrete. Di të të them që kjo i ka rënë në dorë shtabit tonë të fushatës. Por dhe sikur ta kishte bërë shtabi ynë i fushatës, përsëri kjo tregon se me kë ke të bësh. Nuk është pre e asgjëje, është një i pafytyrë dhe është një faqe e zezë Shqipërisë sot, me të cilin jo unë, por me të cilin Shqipëria duhet të mbyllë përfundimisht çdo lloj kontakti”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër, Veliaj i ftuar në një tjetër studio televizive tha se problemi më i madh në këtë histori janë disa portale pranë opozitës që nuk bënë asnjë verifikim.

Saliu qartazi i ka dhënë lejen çdokujt që të tallet me të. Sepse është vërtetë objekt talljeje. Dhe kur unë thosha edhe në emisionin tënd të fundit që thirrja ime për Shkëlzenin dhe për Argitën është lidheni babin se ka dalë duarsh, ishte një thirrje jo prej kryetari të bashkisë, por prej një njeriu që thotë, një njeri 80-vjeç nuk mund të jetë objekt gajasjeje. Ky në foto është vet Joe ëalsh. Joe Ëalsh është kitaristi i “The Eagles”, që ka kënduar këngën e famshme “Hotel California”, që vetë kënga ka dalë në vitin ’76, unë kam lindur në ’79-ën. Pra bëhet fjalë për një foto dhe për një këngëtar që famën e vet dhe që është mosha e Saliut sot, që famën e vet ky e ka në vitin ’76 me “Hotel California”. 3 vite para se të lindja unë. Tani, unë, 3 vite para se të lindja kam qenë kitaristi i “The Eagles”, kam bërë “Hotel California” dhe pastaj kam shkuar në Iran dhe me Gardën Iraniane, e cila në atë kohë, se në atë kohë ishte Shahu i Iranit, pra 3 vite përpara se Shah Palavi të rrëzohej dhe vritej nga Komeiini dhe të vinin Mullat dhe të gjithë radikalët islamikë në Teheran, unë paskam shkuar dhe me gardën që nuk ekzistonte, paskam blerë një incenerator që ta ruaja, që kur unë të bëhesha kryetar bashkie, ta ruaja këtë inceneratorin 40 e ca vite, se 43, plus 3 para se të lindja, 46 vite dhe ta ruaja që kur të vinte Sharra. E kupton sa qesharake. Tani këtu problemi nuk është Joe Ëalsh dhe kitaristi që e ka postuar vet këtë foto. Këtu problemi është që një njeri që e kemi pasur president, kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Dhe ti kupton, jo vetëm kaq, por ai gënje aty. Tha ma kanë dhënë shërbimet. Shërbimet i paskan dhënë këtij. Ndërkohë këtu çdo lloj anonimi i servir këtij anonim të lutem, siç i çojnë nëpër këto portalet dhe ketë ta postojnë të gjitha portalet e opozitës. Këtu problemi më i rëndë nuk është ajo që thotë Saliu, që Saliu është bërë një lolo sot, edhe që është një njeri qesharak, kjo as që diskutohet fare”, deklaroi Veliaj.

“Këtu pjesën më të madhe të medias e kontrollon opozita. Pra, opozita mund të thotë idiotësinë më të madhe dhe ty, ish-shokët e tu, “Lapsi”, Bushati me Shkullakun rrinë nëpër çdo kanal, japin çdo lloj informacioni, kanë harruar të bëjnë gazetarin. Pra janë gati llokum, çfarë t’iu çojë Saliu, këta e botojnë. Dhe kur njerëzit më thonë pse nuk del në debat me të, çfarë të dalësh në debat? Se ti nuk del në debat me njerëz normal, ti del në debat me një njeri që të thotë ti je kitarsti i “The Eagles”, ke bërë “Hotel California” dhe ke qenë dhe në Iran dhe këtë para se të lindje. Pra, gjërat që thuhen në këtë vend janë anomali. Dhe ky vazhdon shkon nga televizioni më televizion dhe nuk i thotë një njeri më fal, ka një kontroll faktesh? Sot ka ka google image search. Pra ti kontrollon sot jo vetëm fjalët, por ti mund të vësh një fotografi dhe google ta nxjerr që kjo është foto e Joe Ëalsh e bërë në ’76-ën, për turin e  “Hotel California”. Dhe kur ti shikon, ja shoku ynë tjetër, Enton Abilekaj, domethënë këta janë njerëz që i ke në çdo studio”, nënvizoi Veliaj.

Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitaristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970.

Joe Walsh sot është 75 vjeç dhe ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën.