Tre punonjës të IKMT-së janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme në qytetin e Dibrës, qytet ku drejtuese politike është zv kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas BW, bëhet fjalë për tre punonjës të cilët janë konstatuar nga eksponentë të opozitës. Ata kanë mbajtur nën vëzhgim personat në fjalë dhe pretendojnë se i kanë kapur duke blerë vota.

Pasi kanë mbajtur të bllokuar hyrjen e pallatit, në vendngjarje kanë arritur edhe forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre.

Tashmë do të bëhet këqyrja e pamjeve filmike dhe marrja e dëshmive për të verifikuar akuzat ndaj tyre.