Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar akt stalinist vendimin e gjykatës për të lënë nëburg kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.
Në reagimin e tij Berisha thekson se Rama ka urdhëruar mbajtjen në burg të Belerit për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.
Berisha vijoi duke u bërë thirrje banorëve të Himarës që të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës.
Postimi:
Akt stalinist i Edi Ramës.
Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës. #sb