Erion Isai kandidati i Partisë Socialiste në Kolonjë, është goditur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme nga një simpatizant i PD-së pranë fshatit Qinam.

Nga  informacionet e para mësohet se kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

Njëri nga simpatizantët e PD-së, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë.

Pas kësaj ngjarjeje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës, ndërsa është shoqëruar personi që e ka goditur.