Policia e Durrësit ka arrestuar në shtëpinë e saj, në lagjen nr.12 një 22-vjeçare të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vite burg nga gjykata e Shkodrës.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr.12, Durrës, në banesën e saj kapën dhe ndaluan shtetasen Vilma Jonuzi., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim””,– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.