Kandidati i PS në Elbasan, Gledian Llatja i cili është aktualisht kryetar ka shpallur fitoren. Teksa janë ende 73 qendra votimi të panumëruara, Llatja ka shpallur fitoren teksa nuk ka lënë pa falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
“Populli i Elbasanit s’na hedh punën poshtë. Kjo është fitorja e të gjithëve ju. Sot secili nga ju ka një tullë te zhvillimi që do të marrë Elbasani në 4 vitet e ardhshme. Gjithsecili nga ju ka treguar që jeni qytetar model. Unë kam një falenderim të veçantë, për skuadrën fituese që e kemi pasur dhe e kemi në krah në këtë fitore të thellë.”- tha ai”– u shpreh ai teksa ishte krah Damian Gjiknurit.
Ndërkohë mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarre nëpër rrugët e qytetit.
Festimet në Elbasan kanë nisur sapo u shpall fitorja e kandidatit të PS Gledjan Llatja ndaj rivalit të tij të koalicionit “Bashkë fitojmë” Luciano Boçi.