Elbasani duket se po shkon drejt zyrtarizmit të kryebashkiakut të ri, kandidatit të PS Gledian Llatja, tashmë me një mandat të dytë, duke siguruar 55.18% të votave nga numërimi elektronik i 152 qendrave të votimit, nga 224 në total.

Po kështu ka dalë edhe ruloti paraprak për këshillat bashkiakë.

Sakaq, nga numërimi i votave në 150 qendra votimi, nga 224, PS ka marrë 28 mandate, BF 13 mandate, PD 7 mandate, dhe me nga 1 mandat PSD, PDIU dhe PGJ.