Dashi – Është një periudhë sfiduese. Gjithsesi do mund të përballoni gjithçka falë aftësisë dhe punës suaj. Mund të keni disa debate familjare lidhur me planet e së ardhmes si dhe një keqkuptim me dikë sa i përket financave. Keni disa luhatje me shëndetin.
Demi – Do të shpenzoni një pjesë të mirë të kohës duke eksploruar aftësitë tuaja të veçanta. Do të gjendeni përpara problemeve dhe vështirësive financiare. Edhe nëse shpenzoni, nuk do të gjeni qetësi. Shëndeti mund të jetë disi problematik.
Binjakët – Do të jetë një ditë e zënë ndaj përfundojini detyrat duke u treguar praktikë dhe jo emocionalë. Është momenti të merrni mbrapsht huatë e dhëna. Mos lini kujtimet e këqija të së shkuarës të dominojnë të tashmen.
Gaforrja – Duhet të përpiqeni për t’iu përshtatur rutinës së tanishme. Do të keni sukses dhe një atmosferë lumturie në shtëpi sepse do të merrni lajme të mira. Përpiquni të zgjidhni me qetësi çfarëdo problemi që ju shfaqet në çështjet e shtëpisë.
Luani – Mund ta keni situatën në favorin tuaj me anë të punës së cilës mund t’i merrni edhe rezultatet. Kontrolloni shpërqendrimin sepse duhet të jeni sa më stabël kur merrni një vendim. Mos nxitoni me investimet.
Virgjëresha – Dita e sotme favorizon femrat e shenjës. Do të munden të arrijnë çdo synim falë talentit dhe aftësisë së tyre. Nuk duhet të merrni vendime duke u bazuar te emocionet. Do të përjetoni momente të ëmbla në çift.
Peshorja – Do të mund të bëni shumë gjëra si duhet falë qasjes suaj të planifikuar dhe të kujdesshme. Do të forconi lidhjet politike dhe kjo do të sjellë përfitime. Në shtëpi do të keni një atmosferë të këndshme.
Akrepi – Do të merrni një rol të veçantë për të ruajtur një atmosferë të qetë në shtëpi. Mos ushtroni kontroll të tepruar mbi fëmijët tuaj. Miqësitë e vjetra mund të kthehen në dashuri të reja.
Shigjetari – Do të keni një bisedë për një martesë lidhur me një anëtar të familjes. Mos lini personat e jashtëm të ndërhyjnë brenda saj. Kini kujdes me vetëbesimin e lartë sepse mund t’ju sjellë probleme.
Bricjapi – Pjesën më të madhe të kohën do ta kaloni duke u marrë me interesat tuaja personale që do t’ju japin energji të reja. Mund të zhgënjeheni nga një incident i pakëndshëm lidhur me një familjar ose të afërm. Forconi më shumë marrëdhëniet tuaja të biznesit nëpërmjet komunikimeve me anë të teknologjisë.
Ujori – Një incident i pakëndshëm mund të ndodhë. Jini vigjilentë ndaj një të afërmi ose miku i cilido të përpiqet të prishë imazhin tuaj për shkak të xhelozisë.
Peshqit – Pritet të keni një bisedë serioze me një të afërm për një çështje të veçantë që do të ketë rezultate pozitive. Do të keni një gjendje dëshpërimi dhe dyshime për shkak të disa keqkuptimeve. Ju duhet të punoni më shumë me të kuptuarit dhe të qenurit largpamës në ambientin e punës.