Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi se në të gjithë Tiranën procesi i numërimit ka ecur mirë, ndërsa pohoi se rezultati për kryebashkiakun e ri do të dalë sonte natën.

Gjylameti tha se kanë marrë një vendim që mos të ndërpritet procesi i numërimit të votave. Mes të tjerash ajo tha se Veliaj ka dhe do të ruajë një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij.

“Në disa KZAZ ka pasur dhe pushime për shkak të lodhjes. Nuk janë në të njëjtën ecuri. Nga mëngjesi po përshpejtohet procesi i numërimit. Besoj se brenda ditës së sotme, në orët e vota, pritet të dalë rezultati për Tiranën. ZAZ 35 ka një proces më të avashtë, se e mbaj mend ndër vite. Nstën është pak e vështirë dhe për kushtet që duhet të numërojnë. Besoj se e kemi parë që në të gjithë Tiranën ka qenë një klimë e qetë”, tha deputetja.