Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës,  ku fitues me një diferencë të thellë ka rezultuar kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vlorë, Ermal Dredha.

Sipas të dhënave, Ermal Dredha ka siguruar 6918 vota, Hysni Sharra i “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 2914 vota, ndërsa 300 fletë votimi janë cilësuar si të pavlefshme.