Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është drejt një mandati të tretë për të drejtuar kryeqytetin ka thelluar edhe më tej rezultatin e votave kundrejt rivalit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Deri tani kur janë numëruar 804 kuti nga 941 në total, Veliaj ka marrë 133138 vota ose 54.18 %. Ndërsa Belind Këlliçi 86143 vota ose 35.0.6% të votave.

Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe në Kombinat, që njihet si një bastion i të djathtës, ku ka arritur të sigurojë 61 për qind të votave.

Ndërkohë, Roland Bejko i PD ka marrë 10520 vota ose 4.28%. Arlind Qori i Lëvizjes Bashke 11793 vota ose 4.80%. Lajla Pernaska e PDIU 0.73 % ose 1799 vota dhe Marko Dajti 0.95 % ose 2328 vota,