Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar ditën e sotme ndarjen e votave për Këshillin Bashkiak.
Veliaj u shpreh në News24, se Ilir Meta ishte në këto zgjedhje si “kali i Trojës”, që përdori Belind Këlliçin dhe PD-në për të futur njerëzit e tij në Këshillin Bashkiak.
“Më bëhet qejfi që në Këshill Bashkiak do të ketë edhe parti përtej kandidatëve që ishin në listën e kandidatëve për kryetar bashkie. Vërtet ne ishim 6, por vetëm 2-3 janë njerëz të Belindit në listat e Këshillit Bashkiak. Shumica dërrmuese janë njerëz të Ilir Metës.
Shoh që mund të ketë më shumë vullnet te doktor Alimehmeti apo të tjerë që duan ta çojnë Tiranën vetëm përpara, në kuptimin e mirë të fjalës, jo prej sloganit tonë, se sa njerëzit e Metës, te ciket thjesht përdorën Belindin dhe PD-në, ose ç’ka ngelur nga PD, si një nëndetëse, si një “kalë Troje” për të futur njerëz në Këshill Bashkiak, sepse ndryshe nuk do të kishin asnjë shans”, deklaroi Veliaj.