Kryeministri Edi Rama ndodhet në Islandë, ku do të mbahet Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.
Në Rekjavik, Rama ka takuar kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin ka ndarë një foto në Facebook ku shkruan: “Me ma t’mirin e të tanve. Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.”
Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të marrin pjesë në samitin e parë të Këshillit të Evropës në gati 20 vjet.
Mes të pranishmëve janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.