Pas humbjes së thellë më 14 maj, kreu i PL Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë blu.Meta pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me aleatin e tij në drejtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ish kryeministrin Sali Berisha.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” doli me një rezultat zhgënjyes nga zgjedhjet e së dielës, ku arritën që të fitonin në vetëm 7 bashki të vogla.

Berisha dhe Meta nuk kanë marrë përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve por kanë akuzuar Partinë Socialiste dhe kreun e saj, Edi Rama për blerje të votave, si dhe manipulim të procesit të votimit elektronik.