Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus, ku gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 489 raste të reja, nga 1954 testime të kryera.
Mësohet se 6 qytetarë të infektuar kanë humbur betejën me virusin e rëndë.
COVID-19 – Statistika (6 nëntor 2020)
- Raste të reja ditore 489
- Të shëruar ne 24 orë 165
- Të shtruar në spitale 350
- Humbje jete në 24 orë 6
- Testime ditore 1954
- Testime totale 135,245
- Raste pozitive 23,210
- Raste të shëruara 11,861
- Raste Aktive 10,800
- Humbje jete 549





