Pas një periudhe pushimi për shkak të zgjedhjeve vendore, deputetët do të kthehen sot në sallën e Parlamentit.

Në seancën e kësaj të enjteje që nis pas pak, janë vetëm dy projektligje për t’u miratuar, të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Por pritet që një pjesë e mirë e kohës së seancës parlamentare ta zënë edhe debatet në lidhje me zgjedhjet, për të cilat opozita ka ngritur pretendimet e saj.