Ka nisur stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, “DEFENDER 23”.
Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.
Rama thotë se do të tregojmë angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“DEFENDER 23
Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon #Defender2023”-shkruan Rama.