Një vajzë e re humbi jetën këtë të premte, pasi u përplas nga një makinë.

Burimet zyrtare njotojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:10, në Roskovec të Fierit.

Viktima është një këmbësore 33-vjeçare, e cila u përplas nga një makinë, në timonin e së cilës ndodhej një 43-vjeçar nga Elbasani.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.