Jori Delli e ftuar në emisionin “Live from Tirana” tek Top Albania Radio, ka folur për ish- të dashurin e saj.
Bëhet fjalë për reperin e njohur italian Fred De Palma, kur moderatori Eni Shehu, i zbuloi identitetin live në emision. Jori u habit sepse nuk e priste një pyetje rreth tij, por nuk nguroi të përgjigjej, duke thënë se janë ndarë pa konflikte, thjesht kanë mënyra jetese të ndryshme, e ky ka qenë shkaku i ndarjes. Madje ajo thotë se e respekton Fredin dhe e duan shumë njëri-tjetrin.
Jori Delli: Kemi qenë nga shtatori deri nja 2-3 javë përpara se të futesha në “Big Brother”. Jemi ndarë 3 javë para se të futesha në “Big Brother”. Nuk e dija që do futesha.
Eni Shehu: Pra nuk ishte shkaktari “Big Brotheri” që u ndatë?
Jori Delli: Jo, unë e zbulova që do futesha në “Big Brother” tre ditë përpara se ishte vendosur.
Eni Shehu: Si u ndatë, si ndaheni ju në Itali, se ne këtu në Shqipëri e kemi shumë të thjeshtë.
Jori Delli: Unë e respektoj shumë Fredin, e kam shumë xhan, është shumë çun i mirë. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nuk është se jemi mërzitur me njëri-tjetrin. E duam shumë njëri-tjetrin, por jeta jonë është shumë ndryshe. Ai është këngëtar, ka koncertet, livet e veta.
Eni Shehu: Ka shumë vajza fanse, bëheshe xheloze për to?
Jori Delli: Jo unë nuk jam njeri xheloz, fare. Bëhen të tjerët xheloz për mua, unë jam një çikë kështu si çun. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme. E kam shumë xhan, por nuk bëhet gjë, kemi dy stile të ndryshme jetese.