Sali Berisha tha se dy personave në PD iu është vënë “vija e kuqe” dhe se nuk do të ketë kurrë një diskutim apo negociatë me ta, duke përmendur Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha shkoi më tej me akuza kur tha se Enkelejd Alibeaj, pas dorëheqjes, mori sot nga Edi Rama 220 mijë euro shpërblim.
I pyetur nëse do të ketë një bisedim apo negociatë me PD-në zyrtare dhe grupin e tij, Berisha tha se përveç dy personave të lartpërmendur, me këdo tjetër është i hapur.
“Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo: dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD, Lul Brava dhe Ali Basha, që mori vetëm sot shpërblim nga Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët, debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por, dy persona pengje të Ramës, u përdorën pa mëshirë nga ai për të goditur opozitën”, tha Berisha.