Pas aksidentit të rëndë, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spitalin e Sarandës Latif Latifi, banor i fshatit Gjashtë.
67-vjeçari Latifi u plagos rëndë në datën 1 nëntor në aksin rrugor Shkallë-Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”.
Automjeti që ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti të imëta, dhe si pasojë u plagos rëndë. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk mund t’i mbijetonte plagëve.





