Beyoncé dhe Jay-Z thuhet kanë shpenzuar 200 milionë dollarë për një ‘oaz’ në Malibu të projektuar nga i njëjti arkitekt që po krijon shtëpinë e Kanye West pranë oqeanit.
Ky çmim e bën atë shtëpinë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Kaliforni.
Sipas TMZ, çifti bleu shtëpinë prej 40,000 metrash katrorë në Malibu në 8 hektarë nga William Bell Jr. – një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në botë.
Bell-it iu deshën pothuajse 15 vjet për të ndërtuar strukturën tërësisht prej betoni – betoni është një material kryesor i arkitektit pas dizajnit – me gati 100 milionë dollarë kredi.
Sipas kompanisë së ndërtimit, shtëpia përmban koleksionin privat të artit të Bell.
Beyonce dhe Jay-Z do të jetojnë aty me tre fëmijët, vajzën Blue, 11 vjeç dhe binjakët 5-vjeçarë Rumi dhe Sir.
Që kur lidhën kurorë në vitin 2008, Beyonce dhe Jay-Z kanë investuar paratë e tyre në blerjen e disa pronave, në Njy-Jork, Nju Orlins, Majami dhe Los Anxhelos. Ata kanë edhe një tjetër vilë luksoze në Bel-Air, një tejtër zonë ekskluzive në Los Anxhelos, të blerë për 88 milionë dollarë.